Haxhiu: PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, mund të dalë e katërta

00:02 | 07 August 2019

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jetikë për PDK-në të mos shkojë vendi në zgjedhje.

Haxhiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “është interes madhor, jetik për PDK’në, që të mos shkojë vendi në zgjedhje”.

Në zgjedhje, sipas saj, PDK’ja do të garonte “për vend të tretë”. Ajo ka thënë se “tash është shumë e rëndë që (PDK) të garojë për vendin e tretë, mund të përfundojë e katërta”.

“Po i përdorin të gjitha format, qoftë Presidentin Thaçi, qoftë shantazhin, për të bërë qeveri teknike”, ka deklaruar ajo.

“Si VV, garantoj se s’do të bëhemi pjesë e një qeverie teknike. Duhet legjitimitet i ri”, ka shtuar Haxhiu.

“S’do të jemi pjesë e një mandatari të ri pa shkuar vendi në zgjedhje”, ka deklaruar deputetja e VV’së.

Komento: