Haxhiu për gërmimet në Prekaz: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës

17:28 | 20 Nëntor 2023
haxhiu-per-germimet-ne-prekaz:-jane-gjetur-mbetjet-mortore-te-nje-individi-qe-i-takon-kohes-se-luftes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe të identifikimit mjeko-ligjor.

“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: