Haxhiu për vrasjen e 18-vjeçarit: Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet dhe tërheqë alarm institucional

21:35 | 21 Janar 2024
haxhiu-per-vrasjen-e-18-vjecarit:-kjo-ngjarje-tronditese-preke-ne-ndergjegjet-dhe-terheqe-alarm-institucional

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.

“Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.  I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe! Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: