Haxhiu: Prej qeverisë të popullit tek qeveria e Hashim Thaçit e cila varet nga Serbia

14:54 | 03 Qershor 2020

Pas votimit të Qeverisë Hoti ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje.

Anëtarja e kryesisë së LVV’së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se nga një qeveri e popullit, kanë dalur në një qeveri ilegale të Hashim Thacit.

Sipas saj, qeveria e re varet nga shteti serb.

“Prej një Qeverie të popullit, dolën tek një Qeveri ilegale të Hashim Thaçit dhe e cila varet nga Serbia”, ka thënë Haxhiu.

Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme ku u votua qeveria e re.

Komento: