Haxhiu: Qeveria ilegale i hapi rrugë Thaçit për marrëveshje me Serbinë

11:39 | 06 Qershor 2020

Po vazhdojnë reagimet pas vendimit të Qeverisë Hoti për largimin e reciprocitetit me Serbinë.

Pas vendimit të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, për heqje të masave të reciprocitetit kundër Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosjes.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se një vendim i tillë është heqje dorë nga sovraniteti i Kosovës.

Sipas saj, qeveria Hoti po i hap rrugë presidentit Thaçi për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: