Haxhiu reagon pas arrestimit të Mujecit të VV’së: Era shtet mafioz

16:37 | 15 Gusht 2023
haxhiu-reagon-pas-arrestimit-te-mujecit-te-vv’se:-era-shtet-mafioz

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të Besnik Mujecit .

Haxhiu në rrjetin social ka shkruar se beteja për transportin publik në Prishtinë ka lidhje me rastin sipas tij dhe implikon partinë VV, si pasojë.

“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.

Më tej deputeti ironizoi edhe me kauzat dehe parullat e VV opozitare që janë propaganduar dhe tani po dëshmohen si të rrejshme, siç shkruan.

“Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era “SHTET” mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e e mafiozave“, shkroi ai.

Komento: