Haxhiu shqyen veshjen që përdorin mjekët kundër Covid, i quan hajna ministrat e shëndetësisë të VV-së dhe LDK-së

15:07 | 28 Dhjetor 2020

Deputeti Bekim Haxhiu e ka shqyer në Kuvend veshjen që përdorin mjekët kundër Covid.

“12 euro e kontraktu qeveria. Hajna. Kjo është maska 95 centë, u dashtë me pasë filter të nderuar kolegë. Kjo është arsyeja pse sot kemi 1000 punëtorë shëndetësorë të infektuar e mbi 30 të vdekur”, ka thënë ai.

“Nuk është paraparë mbrojtja për punëtorët shënedtësosë, ky është modeli që ofroni i n deruar, ty nuk të pengon inspektori që u nxanë tu vjedhë me 12 mijë euro, hajnia në partinë tane nuk të pengon. Ty nuk të pengon kur hajni është nga Vetëvendosja”, ka thënë ai.

Komento: