Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila po bashkëbisedojnë me nxënësit shkollës “Ahmet Gashi” për dhunën me bazë gjinore.
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Ministrja, Albulena Haxhiu theksoi se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.
Ajo tha se deri më 10 dhjetor organizohen me qindra aktivitete.
“Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje”, tha ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo kërkoi nga nxënësit që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”.