
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Haxhiu sot gjithashtu ka zhvilluar takim edhe me Ambasadorin Jonathan Hargreaves dhe vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”.
“Sot mirëprita Ambasadorin, Jonathan Hargreaves, dhe vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, një program që u jep të rejave mundësinë të njihen nga afër me botën e diplomacisë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre të lidershipit”.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me këto vajza të talentuara, t’u përgjigjem pyetjeve të tyre për sfidat dhe përvojat e rrugëtimit tim politik, por edhe të dëgjoj idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen. Iniciativa të tilla janë të rëndësishme sepse i inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe të shohin lidershipin si një mundësi reale për të kontribuar në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim