Haxhiu takon dy të mbijetuara të Masakrës së Poklekut: Vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

20:44 | 03 Korrik 2024
haxhiu-takon-dy-te-mbijetuara-te-masakres-se-poklekut:-vazhdojme-te-luftojme-per-drejtesi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me Elhame Muçollin dhe Teuta Elshanin, të cilat janë të mbijetuara të Masakrës së Pokelkut.

Haxhiu tha se Muçollit forcat serbe ia kanë vrarë nënën, tri motrat dhe vëllanë, kurse Elshanit ia vranë babanë, nënën dhe katër vëllezërit.

“Me dhimbje të thellë dhe krenari të pashuar kujtuam periudhën e luftës dhe më të dashurit për të cilët me ngulm kërkojnë drejtësi. Për masakrën e Poklekut ende asnjë aktakuzë dhe asnjë i dënuar”.

“Në Poklek u masakruan pleq dhe fëmijë. Nga Teuta, sot pranova një nga librat e shumtë të shkrimtarit babit të saj Ymer Elshani, “Kërpudha Magjike”, një magji për çdo fëmijë”, shkroi Haxhiu.

Më tej, Haxhiu bëri të ditur se Muçollin e Elshanin i informoi për hapat që i ka bërë qeveria në drejtim të adresimit të krimeve të luftës dhe angazhimin në kuadër të drejtësisë tranzicionale.

“Në kujtim të sakrificës së tyre, ne vazhdojmë të luftojmë për drejtësi dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për brezat që do të vijnë”, shkroi ajo.

Komento: