Haxhiu takon Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe punën e Kuvendit

16:00 | 18 Shkurt 2026
haxhiu-takon-prattipatin,-diskutojne-per-zhvillimet-e-fundit-ne-vend-dhe-punen-e-kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Në komunikatën zyrtare bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe punën e Kuvendit.

Haxhiu tha se bashkëpunimi mes Ambasadës së ShBA-së dhe Kuvendit të Kosovës është i rëndësishëm dhe potencoi synimin për ta fuqizuar edhe më tej në të ardhmen

Komento: