Çështja e trustit vazhdon të jetë shumë e diskutuar.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ftuar Qeverinë që sa më shpejt ta mbështes Projektligjin për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.
Haxhiu në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se paratë e qytetarëve që janë në Trust edhe ashtu po humbin në tregjet ndërkombëtare, prandaj sipas tij, më mirë është që t’u lejohet qytetarëve që një pjesë të atyre mjeteve t’i tërheqin.
“E ftoj Qeverinë që sa më shpejt ta jep mendimin pozitiv për Projektligjin për Trustin. Nëse kanë sy e vesh e shohin realitetin dhe i heqin inatet politike atëherë do të duhej ta mbështesin sepse më mirë me i marrë qytetarët mjetet nga Trusti sepse ato me humb në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi deputeti Haxhiu.
Ai thotë se ka deputetë të mazhorancës që kanë ndryshuar mendimin për këtë çështje.
“Ka ndryshim të mendimit brenda Kuvendit nga deputetët e mazhorancës, disa prej tyre e kanë parë që kanë gabuar që i janë nënshtruar presionit të Kurtit në sesionin e kaluar kur është votuar Projektligji për Trustin”, theksoi Haxhiu.