Haxhiu: Prokuroria shmang ftesën për Ramush Haradinajn, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë

15:38 | 30 December 2024

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale duhe ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të akuzave të tij ndaj Kryeministrit Albin Kurti se është lidhur me Serbinë.

Ajo në konferencë për media kur është pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, ka thënë se përse ky institucion i Drejtësisë nuk është duke e ftuar Haradinajn për deklaratat e tij se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Komento: