Partitë politike janë në vrullin e punës.
Kryetari i PEK Milaim Zeka deklaroi se koalicioni AAK-PSD është i çuditshëm, i pakuptimtë dhe jo parimor. Ndërkaq ndaj deklaratave të Zekës ka reaguar deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu
“E kuptoj zotin Zeka që ka fillimin e një subjekti të ri që ende s’ka marrë frymë, secili ka respektin e vet, si një deputet deri tani, në të ardhmen do të jemi ish-deputet, thjesht e ka me rrit subjektin e tij. Koalicionin më i natyrshëm që ka mujt me ekzistu është ky koalicion” ka thënë Haxhiu për gazetën Blic.
Deputetja Haxhiu ka paralajmëruar edhe ardhje të reja në këtë koalicion.
“Jo vetëm që ky është koalicioni i fitores por do të kemi dhe ardhje të tjera që do t’i bashkohen këtij koalicioni të fitores. Jemi të hapur për subjekte të tjera që mund të kemi bashkëpunim dhe emra të tjerë me rëndësi që do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë Haxhiu