Haxhiu: Turp për Qeverinë që s’mbështet Policinë që zbardhi vrasjen e Liridonës, arrestoi plaçkitësit e u përball me kriminelët

21:05 | 01 Dhjetor 2023
haxhiu:-turp-per-qeverine-qe-s’mbeshtet-policine-qe-zbardhi-vrasjen-e-liridones,-arrestoi-plackitesit-e-u-perball-me-kriminelet

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të dy të dyshuarve për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murseli në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu tha se Policia e Kosovës brenda 24 orëve arriti ta zbardhi vrasjen e cila si fillim u raportua nga vetë Naimi si plaçkitje, për një javë arrestoi të dyshuarit për plaçkitjen e armatosur në Suharekë, si dhe u përball me kriminelët në veri.

Ai thotë se përkundër këtyre sukseseve të vazhdueshme, Policia nuk po gjen përkrahje prej Qeverisë.

“Mirënjohje dhe respekt për punën e Policisë së Kosovës. Turp për qasjen e Qeverisë ndaj kërkesave të Policisë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Komento: