Haxhiu-VV-së: Mandatin e keni marrë me i mbrojt hajnat, qashtu duhet, hallall ju qoftë

14:03 | 21 Shtator 2023
haxhiu-vv-se:-mandatin-e-keni-marre-me-i-mbrojt-hajnat,-qashtu-duhet,-hallall-ju-qofte

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme për themelimin e komisionit hetimor parlamentar ëpr rezervat shtetërore.

Ai pyeti se a është rastësi që “Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion”.

Më pas, Haxhiu iu drejtua pozitës duke i thënë se edhe ata po i mbrojnë Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, Ridvan Muharremin, Rozeta Hajdarin dhe “krejt të dyshuarit të tjerë”.

Ai u tha hallall ju qoftë se për këtë e keni marrë mandatin.

“A është rastësi që Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion, se kështu nuk ka fol kur ka qenë në opozitë? Po e mbron Martin Berishajn, po e mbron Nagipin, po e mbroni edhe ju Nagipin, hallall ju koftë. Qashtu duhet, se për qita e keni marrë mandatin, me i mbrojt hajnat. Po e mbroni tash edhe Ridvan Muharremin, edhe Rozetën edhe krejt të dyshuarit tjerë të dyshuar për korrupsion”, tha Haxhiu.

Komento: