Haxhiut i shkon një prind në zyrë, i tregon se vjet ka pasur një tentim dhunim ndaj vajzës së tij të mitur

21:51 | 05 Shtator 2022

Rastet e dhunës seksuale janë rritur.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se sot i ka shkuar në zyre një prind i një vajze 14-vjeçare, i cili e ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një tentim dhunim ndaj vajzës së tij të mitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Haxhiut, emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, por ai është i lirë.

Ministrja ka thënë se postimin e ka bërë me leje të prindit.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: