Haxholli: Dokumentari “Dhimbja që nuk harrohet” nuk i përjashton vuajtjet e Gazës

09:56 | 27 Janar 2026
haxholli:-dokumentari-“dhimbja-qe-nuk-harrohet”-nuk-i-perjashton-vuajtjet-e-gazes

Diplomati kosovar Fatmir Haxholli ka deklaruar se dokumentari “Dhimbja që nuk harrohet” i gazetarit Kushtrim B. Sadiku trajton një perspektivë të kufizuar të luftës së fundit në Lindjen e Mesme, pa pretenduar të jetë gjithëpërfshirës.

Ai theksoi se dokumentari fokusohet në pasojat e sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe nuk minimizon vuajtjet e palestinezëve në Gaza, duke nënvizuar se kjo temë mbetet e hapur për trajtim të veçantë në të ardhmen, raporton Gazeta10.

Haxholli shtoi se Kosova, përveç solidaritetit njerëzor, duhet të udhëhiqet nga interesat e saj shtetërore dhe partneritetet strategjike, duke kujtuar se Izraeli mbetet një mbështetës i rëndësishëm i shtetësisë së Kosovës.

Ai përfundoi se pozicionimi politik i vendit duhet të bazohet në interesa kombëtare dhe vlera shtetërore./Gazeta10

Komento: