‘Hazall’ ndryshon stilin, bëhet kaçurrele

19:54 | 04 January 2019

Alina Boz është aktorja turke, që edhe pse në moshë shumë të re, arriti të bëhet e njohur në Turqi e në shumë vende të tjera të botës.

Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e saj të ‘Hazallit’ në serialin shumë të pëlqyer turk ‘Paramparca’, përcjell ORAinfo.

Ndonëse luajti edhe shumë role të tjera, me këtë rol ajo u bë shumë e njohur dhe e pëlqyer në publikun shqiptar.

Alina ndër të tjerash shquhet edhe si një ndër aktoret më të bukura turke, e se fundi ajo duket se ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke I bërë flokët kaçurrela dhe ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim më herët./ORAinfo/

Komento: