Hazard do ta vesh fanellën e Dortmundit.
Futbollisti i Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard ka konfirmuar lajmin se ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër nga Bundesliga, Borussia Dortmund.
“Kam një akord me Borussia Dortmundin. Kam biseduar me ta dhe kemi mbyllur gjithçka. Tani është në dorë të klubeve për të mbyllur transferimin”, ka thënë futbollisti belg.
Interesim për sulmuesin 26-vjeçari kishte edhe nga skuadrat e Premier Ligës, kurse ai ka luajtur edhe për Lensin dhe Zulte Waregemin.