Hazard befason me deklaratën e tij për Lionel Messin

23:37 | 13 Janar 2019

Hazard duket se ka një simpati të veҫantë për Lionel Messin.

Kështu mendon edhe belgu Eden Hazard, i cili ka bërë të ditura disa detaje interesante që nuk i kemi ditur.

Belgu nuk ka asnjë dilemë në pyetjen se kush është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“2 lojtarët më të mirë në histori? Nuk ka mundësi. Aty është vetëm një. Është Lionel Messi” ka thënë Hazard.

“Djali im i madh është fans i madh i Leo Messit. Epo.. të gjithë jemi fansa të Messit” ka thënë tutje ylli i Chelsea.

Messi sot realizoi një gol kundër Eibar, gol ky që e ngriti argjentinasin në kuotën e 400 golave në La Liga.

Komento: