Hazard befason me fjalët e tij për Fabregasin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hazard befason me fjalët e tij për Fabregasin

22:52 | 05 Janar 2019

Fabregas sot ishte startues në ndeshjen kundër Nottingham Forest.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup. Chelsea fitoi me rezultatin 2:0 për të kaluar tutje.

Por, më interesante se ky fakt, ishte loja e Cesc Fabregas, që me gjasë ishte e fundit, pasi lojtari kur u zëvendësua u largua me lot në sy, duke lënë të kuptohet se mund të jetë paraqitja e fundit në Premierligë.

Për këtë gjë, disa fjalë tha edhe ylli i Chelsea, Eden Hazard, i cili është shprehur i lumtur të luante krahas spanjollit.

“Mund të them se isha me fat të luaja me të. Super njeri në fushë dhe jashtë saj. Mik shumë i mirë i imi. Shpresoj që të ketë të ardhme të mirë” ka thënë belgu për Fabregas.

Fabregas e pati mundësinë që në ndeshjen e fundit të shënonte gol, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.

Komento: