Hazard e bën edhe këtë për ekipin e tij

23:05 | 19 Dhjetor 2018

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup, fal golit të Eden Hazardit.

Eden Hazard u desh të hyjë në lojë dhe ta fitojë atë për t’i dhënë kualifikimin në gjysmëfinale Chelseat të Carabao Cup.

Ishin blutë e Londrës të cilët e dominuan këtë takim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por që u dominua me posedim nga Chelsea kurse Bournemouth pati disa mundësi të mira për shënim.

Në pjesën e dytë prapë ishte Chelsea që e dominoi lojën, kurse goli erdhi tek në minutën e 82-të nga Eden Hazard i cili sonte nuk startojë.

Kështu Chelsea i bashkohet skuadrave si Burton Albion, Manchester City dhe Tottenham në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Komento: