Hazard e konfirmon zyrtarisht largimin nga Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hazard e konfirmon zyrtarisht largimin nga Chelsea

23:17 | 29 Maj 2019

Eden Hazard e ka konfimuar largimin nga Chelsea.

Ylli belg, që shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Chelsea ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës, ka njoftuar se ka ardhur koha për largim nga ‘Stamford Bridge’.

“Po, unë mendoj se është një lamtumirë”, ka deklaruar Hazard kur është pyetur për të ardhmen, përcjell lajmi.

“Por kurrë nuk i dihet në futboll. Ëndrra ime ka qenë që të luajë në Premierligë dhe e kam bërë këtë për shtatë vite të bukura”.

Eden Hazard pritet të transferohet në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

Komento: