Hazard është gati për ta bërë këtë veprim me Chelsean.

19:32 | 04 Mars 2019

Eden Hazardi është shprehur i gatshëm për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e filloi shumë mirë këtë sezon duke bërë të mendohet se ata nuk do ta kenë problem një vend në top katërshe.

Por, një seri negative pas muajit janar ka bërë që ata tani të jenë dy pikë Manchester United, me një ndeshje më pak, në luftën për një vend në top katërshe.

Lojtari më i mirë i ‘bluve’ ka thënë se do të luftojnë fortë për një pozitë të mirë.

“Ne kemi folur së bashku në dhomat e zhveshjes për Arsenal – Tottenham. Të dy skuadrat humbën pikë” ka thënë ai për ‘Chelsea TV’.

“Top katërshja do të jetë luftë e ashpër, sepse nuk jemi vetëm katër skuadra, jemi gjashtë. Kemi 11 ndeshje për të luajtur deri në fund. Do të provojmë të marrim maksimumin e pikëve” ka thënë tutje belgu.

Chelsea shënoi fitore të rëndësishme këtë vikend, duke mposhtur skuadrën e Fulham në udhëtim, me rezultatin 1:2.

Komento: