Hazard i krijon një problem Real Madridit

21:20 | 06 Nëntor 2022

Hazard i krijon një problem Real Madridit lidhur me të ardhmen e tij.

Real Madridi nuk beson më në Eden Hazardin dhe dëshiron që ai të largohet sa më shpejt.

Sipas “Marca”, belgu nuk është pjesë e planeve të klubit dhe se drejtuesit e klubit nuk llogarisin tek ai.

Hazard humbi konkurrencën ndaj Rodrygos dhe Marco Asensios, teksa nganjëherë, stafi stërvitor i Real Madridit vlerëson edhe Mariano Diazin më lart se Hazardin. Klubi nuk beson më se situata do të ndryshojë.

31-vjeçari tashmë e di se klubi me kënaqësi do ta “heqë qafe”, por ai nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ky është pozicioni i tij i qartë.

Te “Los Blancos” kanë shpresë se Kupa e Botës “Katar 2022” do të rikthejë dëshirën e Hazardit për të luajtur në një nivel të lartë.

Gjithashtu, klubi shpreson që pas turneut të ketë një ofertë nga ndonjë klub për ish-futbollistin e Chelseat, edhe pse ai momentalisht nuk po mendon të largohet.

Kontrata e Eden Hazardit skadon në verën e vitit 2024.

Këtë sezon ai luajti 229 minuta në 6 ndeshje për Real Madridin, shënoi 1 gol dhe dha 1 asistim.

Komento: