Hazard i vendosur për të ardhmen, e kërkon me ngulm transferimin tek Real Madrid

19:32 | 09 Maj 2019

Duket se Eden Hazard tashmë është shumë i vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli belg dëshiron të transferohet në Spanjë te Real Madrid sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kështu raporton ‘ESPN’, që thotë se lojtari ka ndarë mendjen për skuadrën e re, përcjell lajmi.

28 vjeçari është i lidhur me një kalim te Real Madrid prej kohësh, dhe mos arritja e një kontrate të re me Chelsean, ka rritur spekulimet.

Real Madrid do të jenë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për Hazardin.

Hazard është pjesë e Chelsea që nga viti 2012, dhe në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i skuadrës.

Komento: