
Eden Hazard tashmë është lojtar i Real Madridit.
Ka vetëm një problem me transferimin e Eden Hazard te Real Madrid – fanella e tij e preferuar me numrin 10 është e zënë.
Hazard ka veshur fanellën me numrin 10 për Chelsean dhe Belgjikën për disa vite, por Luka Modric e ka atë numër te Los Blancos.
Real Madrid tashmë po punon për prezantimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’; nënshkrim që do të gjenerojë interes të madh dhe shumë tifozë.
Departamenti i marketingut të klubit dëshiron të maksimizojë shitjet e fanellave të Hazard, por i vetmi numër aktualisht i disponueshëm në skuadrën e parë është ai 16.
Kjo fanellë e veçantë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nga emrat e njohur në historinë e Real Madridit, as nuk ka asnjë lidhje me vetë Hazardin.
Real Madrid do të preferonte të prezantonte Hazardin në zbulimin e fanellave të reja, që dalin të premten, dhe me emrin dhe numrin e tij tashmë të shkruar në anën e pasme.