Hazard-Liverpool, vjen lajmi i papritur

09:42 | 10 Dhjetor 2018

Liverpool, po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, raporton Liga Financial përcjell ORAinfo.

Ylli belg, i cili është vëllai i futbollistit të Chelsea, Eden, thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 26 milionë funta (33 milion dollarë) në kontratën e tij.

Jurgen Klopp po konsideron të bëjë një lëvizje për të nënshkruar mesfushorin sulmues në janar, njofton mediat e huaja.

Edhe Everton dhe Manchester United duket se janë të interesuar për shërbimet e futbollisti belg që ka shkëlqyer në Gjermani.

Hazard ka një kontratë me Monchengladbach deri në vitin 2020 dhe thuhet se favorizon një kthim në futbollin anglez./ORAinfo/

Komento: