Më në fund Eden Hazard është lojtar i Real Madridit.
Është arritur më në fund marrëveshja për transferimin e Eden Hazard te Real Madrid.
Chelsea ka vendosur të pranojë ofertën e Real Madridin prej 100 milionë euro për transferimin e Eden Hazard në ‘Santiago Bernabeu’.
‘The Guardian’ shkruan se të dy klubet kanë arritur marrëveshjen, pas bisedimeve të gjata kur Chelsea kërkonte rreth 120 milionë euro, përcjell lajmi.
Hazard që i kishte mbetur vetëm edhe një vit kontratë me Chelsean, bëhet transferimi i tretë i Real Madridit, pas Eder Militao dhe Luka Joviq.
Belgu me kalimin te Real Madrid përmbushë ëndrrën e tij të madhe, për të luajtur në Bernabeu.