Hazard në Real Madrid? Ja çka mendon shoku i tij i skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hazard në Real Madrid? Ja çka mendon shoku i tij i skuadrës

11:17 | 23 Maj 2019

Hazard duket se po e shijon sezonin e fundit tek Chelsea.

Anësori i Chelseat, Willian pranon se do të ishte “shumë i trishtuar” nëse Eden Hazard do të largohej nga klubi këtë verë.

Real Madridi është afër nënshkrimit të një marrëveshje me Hazard, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Stamford Bridge.

Belgu, i cili këtë muaj konfirmoi se kishte vendosur të ardhmen e tij dhe e ka informuar klubin, mund të bëjë kështu paraqitjen e tij të fundit për Chelsean në finalen e Europa Ligës të së mërkurës kundër Arsenalit në Baku, transmeton lajmi.

Dhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri tha këtë javë se do të respektojë vendimin e Hazard nëse dëshiron të largohet.

I pyetur nëse do të ishte mirë që Hazard të largohej me një trofe, Ëillian tha për Sky Sports: “Është e vështirë të thuash diçka për këtë situatë, sepse nuk dimë se çfarë do të ndodhë”.

”Ajo që unë mund të them është se nëse ai largohet, unë do të jem shumë i trishtuar”.

Komento: