Hazard në Real – Talenti 18 vjeçar po merr fanellën e tij te Chealse

21:29 | 19 Maj 2019

Ja kush do ta marrë 10-ën e Hazard.

Chelsea duhet të luajë finalen e Europa League në Baku kundër Arsenal, më pas do të jetë revolucion.

Në shtëpinë e “Blues” mbetet për t’u përcaktuar e ardhmja e disa elementëve për sezonin e ardhshëm, nga trajneri te lojtarët.

Mes lojtarëve që pritet t’i thonë lamtumirë “Stamford Bridge” në fundin e këtij sezoni është Eden Hazard, i cili ka shumë mundësi të transferohet te Real Madrid.

Ndërkohë, shtypi anglez ka bërë të ditur se klubi ka gjetur që tani zëvendësuesin e belgut, transmeton telesport.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea ka vendosur që fanellën me numrin dhjetë të Eden t’ia dorëzojë Callum Hudson-Odoi-t. Do të jetë 18-vjeçari e ardhmja e londinezëve.

Pavarësisht se edhe i kërkohet nga shumë klube të mëdha, veçanërisht nga Bayern Munich, Abramovich ka vendosur t’i besojë adoleshentit këtë përgjegjësi të madhe.

Komento: