Hazard nuk do të largohet nga Chelsea, e thotë ish-trajneri i skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hazard nuk do të largohet nga Chelsea, e thotë ish-trajneri i skuadrës

23:36 | 15 Maj 2019

Ka kohë që tashmë po flitet për një kalim të mundshëm të Hazardit tek Real Madridi.

Mediet si në Spanjë, ashtu edhe në Angli, raportojnë se ylli belg do t’i bashkohet Real Madridit për 100 milionë eiro.

Megjithatë, ish trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo, nuk beson se ky transferim do të realizohet këtë verë.

Chelsea ka një ndalim nga FIFA për realizimin e transferimeve për dy afate, dhe sipas Di Matteo nuk do të lejojë largimin e Hazard.

“Hazard është një lojtar që përbën një ndryshim të madh, ai mund të ndryshojë individualisht rrjedhën e lojës, dhe nuk mund të gjeni shumë si ai. Do të ishte një dëm i madh për Chelsea nëse humbet një lojtar të tillë”, ka deklaruar Di Matteo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mendoj se ai do të largohet lehtë. Klubi ka një ndalim për sjelljen e lojtarëve të rinj dhe nëse lejon largimin e tij pa sjellë zëvendësim adekuat do të ishte shumë keq për klubin”.

Komento: