Hazard nuk po shkëlqen me Real Madridin, po përballet më këtë problem

18:55 | 29 Korrik 2019

Duket se Hazardi nuk po ia kalon mirë tek Reali.

Shumë gjëra u priten kur Eden Hazard u zyrtarizua si lojtar i Real Madridit, pas transferimit 100 milionësh nga Chelsea.

Për vite me radhë belgu u llogarit si një nga lojtarët më të mirë në botë, por kurrë nuk e arriti nivelin e Cristano Ronaldos apo Leo Messit.

Ai e ka shansin të bëjë një gjë të tillë tani dhe nuk ka mundësi më të mirë se sa te Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Janë bërë dy muaj që kur 28-vjeçari erdhi në ‘Bernabeu’, duke marrë pjesë në tre miqësore ndaj Bayern Munich, Arsenal dhe Atletico Madrid – duke humbur dy prej tyre.

Hazard gjithashtu përjetoi edhe humbjen e rëndë 7-3 nga rivali Atletico, që ishin duke udhëhequr 5-0 gjatë pjesës së parë.

Dhe arsyeja pse anësori po kalon jo formë të mirë raportohet të jetë mbipesha. Hazard thuhet se erdhi te Realit me 7 kile më shumë seç duhej.

Tifozët janë të dëshpëruar me këtë situatë, megjithatë vazhdon të ketë pritshmëri të mëdha.

Komento: