Hazard nuk u zgjodh në ekipin e vitit në Premierligë, vjen reagimi i Chelseas

18:48 | 25 Prill 2019

Lojtari i Chelseas, Eden Hazardi nuk u zgjodh në ekipin e vitit në Premierligë, e për këtë ka reaguar skuadra angleze.

Sic duket, kjo nuk i ka pëlqyer klubit të tij, Chelseat, i cili ka reaguar përmes një komunikate për media.

Hazard ka qenë fantastik për të kaltrit nga Londra këtë sezon. Ai i ka regjistruar 16 gola dhe 13 asiste. Kjo nënkupton se ai është përfshirë direkt në 29 gola për Chelsean në Premierligë.

Më mirë se çdo futbollist tjetër në ligë.

Për më tepër, ai ka marrë më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes”, por nuk është përfshirë në formacionin e vitit, të publikuar sot.

“10-shi ynë është duke e shijuar një sezon me plot momente mbresëlënëse dhe mos përzgjedhja e tij në formacionin e vitit është duke u përshkruar si befasi shumë e madhe. Natyrisht se statistikat e tij në këtë sezon nuk janë llogaritur në dëm të tij kur është votuar për formacionin e vitit”, thuhet në reagimin e Chelseat.

Komento: