Hazard puth logon e Real Madridit, moment që nuk duhet humbur

20:55 | 13 Qershor 2019

Është bërë prezantimi i Hazardit tek Reali.

Eden Hazard është prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

Ai u shpreh shumë i lumtur që më në fund ka realizuar ëndrrën fëmijërore.

Ndër të tjera, ai tha se mezi pret të luajë dhe të fitojë trofe me Real Madridin.

“Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Real Madridin. Mezi pres të fillojë gjithçka dhe të fitojë trofe me Realin”, tha Hazard.

Hazard, me kërkesë të tifozëve, puthi logon para mijërave të pranishëm në “Santiago Bernabeu”.

Derisa ishte në fushë, ai iu drejtua shkurt fansave: “Faleminderit dhe Hala Madrid!”.

Pas pak, ai do të dalë në konferencë për media para gazetarëve të shumtë, ku natyrisht, do të shpalosë shumëçka rreth kalimit nga Chelsea në Madrid.

Komento: