Megjithatë, Hazard do të mbetet te Reali.
Përkundër spekulimeve për largimin e tij, Eden Hazard pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe pas afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti belg ishte përfshirë në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Los Blancos në këtë afat kalimtar.
Megjithatë, sipas The Atheltic, ai pritet të qëndrojë në Spanjë për arsye personale.
Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, mirëpo ka dështuar t’i tregojë cilësitë e tij prej se u transferua nga Chelsea.
Vazhdimisht është folur për largimin e tij, mirëpo mungesa e interesimit të klubeve për t’ia dhënë pagën e madhe ka bërë që ai të vazhdojë qëndrimin te Mbretërit.