Hazard- Real Madrid, pritet të merret vendimi përfundimtar

16:28 | 16 Shkurt 2023

Hazard pritet të ketë një takim vendimtar me Florentino Perezin për të ardhmen e tij.

E ardhmja e Eden Hazard duket shumë larg Real Madridit, pasi sulmuesi belg në asnjë moment nuk i arriti pritshmëritë.

Sulmuesi anësorë ka tre vite e gjysmë që është pjesë e madrilenëve kur iu bashkua nga Chelsea për 115 milionë euro, por ai ka dëshpëruar të gjithë me paraqitjet e tij.

33-vjeçari ka zhvilluar në total vetëm 73 ndeshje me Realin ku ka realizuar shtatë gola e 11 asistime.

The Athletic ka raportuar se ka një takim këtë muaj mes sulmuesit belg dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për të ardhmen e Hazard.

“Ka një takim të planifikuar këtë muaj mes Perez dhe Hazard, ku mund të jetë një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për të shkëputur kontratën në fund të sezonit”, thuhet në shkrimin e mediumit anglez.

Hazard ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024, por largimi i tij nga Santiago Bernabeu pritet gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e sulmuesit belg pritet të jetë në MLS, ku shumë klube kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Komento: