
Eden Hazard e ka finalizuar transferimin e tij tek Real Madrid.
Ylli belg, do të jetë lëvizja më e madhe e verës së vitit 2019, ku nga Chelsea pritet të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.
Këtë gjë, e ka konfirmuar edhe vetë lojtari pas finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea mundi Arsenalin.
Derisa ekipet kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshje, Hazard ka bërë fotografinë e parë në fanellën e skuadrës nga Madridi.
28 vjeçari është duke qëndruar në Spanjë, dhe nuk e ka pasur problem të pranojë ofertën e një tifozi të Real Madridit për fotografi./Lajmi/
