Hazard ka bërë diҫka të mirë për ekipin e tij.
Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Ëatford me rezultat 1:2.
Skuadra e trajnerit Maurizio Sarri është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Ëatford, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.
Fundi i pjesës së parë solli dy gola, të shënuara nga të dy skuadrat.
Ishte Eden Hazard që në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi për 0-1.
Dy minuta më vonë, Ëatford u përgjigj duke barazuar 1:1 me golin e Pereyera.
Golin e fitores dhe të tre pikëve për Chelsea e shënoi Hazard, duke u treguar i saktë nga penalltia në minutën e 58’. Për reprezentuesin belg ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje, dhe i 101 në fanellën e Chelsea.