Hazardi lojtari më i ri i skuadrës, Reali ka një kërkesë nga tifozët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Hazardi lojtari më i ri i skuadrës, Reali ka një kërkesë nga tifozët

20:46 | 12 Qershor 2019

Tashmë Eden Hazard është lojar i skuadrës së Real Madridit.

Eden Hazard është blerja e parë galaktike e Real Madridit që prej James Rodriguezit më 2014, prandaj klubi nga kryeqyteti spanjoll dëshiron ta festojë ardhjen e belgut me një aheng në Santiago Bernabeu.

Belgu do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Madridit të enjten në mbrëmje dhe klubi iu ka bërë thirrje anëtarëve dhe tifozëve të vet ta mbushin stadiumin për këtë ngjarje që nis në orën 19:00.

“Ejani në prezantimin e Hazardit!” është mesazhi i Real Madridit drejtuar tifozëve.

Reali dëshiron ta joshë një numër të madh tifozësh në stadium ngjashëm si në prezantimin e Cristiano Ronaldos më 2009.

Edhe pse Hazardi pritet ta bartë fanellën me numrin 7 në Real Madrid, klubi besohet se do ta prezantojë belgun me një fanellë pa numër për shkak të respektit për Marianon, zotëruesin aktual të numrit 7.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!