Mahir Günşiray është aktori turk e që ishte pjesë e shumë prej serialeve më të njohur në Turqi.
Ai është aktori i cili i dha jetë rolit të “Hazimit” në serialin turk ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’.
Me rolin e tij arriti ta zgjeroj famën e tij edhe përtej kufijve të Turqisë. Aktori ka lindur në vitin 1960 në Stamboll, pra tani ka 58 vjet.
Mahiri është shumë aktiv në rrjetet sociale duke e veçuar Instagramin ku poston vazhdimisht fotografi nga puna e tij, e shumë rrallë nga jeta private. Në jetën e tij jashtë rolit të “Hazimit” aktori duket shumë ndryshe sa mezi njihet.
Me mjekër të bardhë dhe më të madhe se sa në serial aktori duket më i vjetër.
Ai luajti në shumë seriale tjera, si dhe mori pjesë në disa shfaqje teatrale.
“Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për historinë e zonjës Fazilet e cila jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër. Pas vdekjes së bashkëshortit, barra e familjes i bie Faziletit e cila kërkon të arrijë qëllimet e saj përmes të bijave. Megjithatë, ajo ballafaqohet vazhdimisht me dredhitë e “Jaseminit”.