Rilind Haziraj konfirmon largimin nga Fushë Kosova.
Rilind Haziraj ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Fushë Kosovës.
Sulmuesi, që ishte një prej më meritorëve për rikthimin e “Pampurave” në Superligë, bëri të ditur sot për largimin e tij përmes një postimi në “Faceboo”.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, teksa Fushë Kosovës i uroi suksese në elitë.
Njoftimi i plotë nga Haziraj:
“Përshëndetje!
Dua t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klub-it KF Fushë Kosova. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët,kryesinë dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë sezonit. Klubit i uroj suksese në Superligë.
Me respekt,
Rilind Haziraj”.