Haziri bëri sot këtë paralajmërim për kryesinë e LDK-së dhe Mustafën

00:00 | 02 August 2019

Lutfi Haziri ka bërë një paralajmërim për kryesinë e LDK-së dhe Mustafës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një lidhje telefonike ka deklaruar se ai e përkrah një marrëveshje brenda partisë për kandidat të përbashkët, por nëse ajo nuk ndodh atëherë ai do të jetë njëri ndër kandidatët për kryetar të partisë në zgjedhjet e brendshme të 3 gushtit.

Haziri tregon detaje se çfarë kanë ndodhur brenda mbledhjes së kryesisë dhe tregon se mesazhi i tij ishte i qartë.

“Unë jam për një marrëveshje politike por nëse nuk ka marrëveshje boni gati kutitë sepse unë dal emri i dytë” ka thënë Haziri në mbledhje duke shtuar se ky “është parim i tij”.

Ai ka treguar se janë lakuar shumë emra për kandidatë por se sipas tij marrëveshja është e nevojshme për bashkimin dhe unifikimin e partisë.

“Isa Mustafa deri sot nuk është kandiduar. Janë lakuar emra duke përfshirë edhe emrin tim, në atë që unë e kam thënë është që kërkoj një marrëveshje politike për unitetin e LDK’së” tha Haziri.

I pyetur mbi ambiciet e Isa Mustafës për rizgjedhje në krye të partisë ai ka thënë se ka pasur edhe zëra që e kërkojnë rizgjedhjen e tij edhe një mandate.

“Ne e kemi diskutuar, është fakt që një numër i anëtarëve të kryesisë e kanë menduar vazhdimin e mandatit në mënyrë që të jetë konsensual” tha ai duke shtuar se “Isa Mustafa po e udhëheq procesin me neutralitet të plotë duke u konsultuar me anëtarët e kryetarët e degëve si dhe me deputetët e partisë”.

Ai shtoi se deri më tani zyrtarisht ende askush nuk e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të partisë edhe pse disa kanë shprehur publikisht ambicie për karrigen e kryetarit.

Sipas tij, janë të rëndësishme që të kushte fer për votim të lirë, duke e ritheksuar se Mustafa për momentin nuk është kandidat por vetëm udhëheqës i procesit.

Komento: