Haziri: Besoj që nesër LDK del me emër për kryeministër

00:02 | 30 Dhjetor 2020

Haziri beson që nesër LDK del me emër për kryeministër.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fiani në T7, ka thënë se beson që nesër LDK’ja del zyrtarisht me emrin e kandidatit për kryeministër.

“Besoj se nesër do të dalim me emër për kryeminsitër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se për këtë cështje ka debat brenda LDK’së, shkruan Express.

Ai gjithashtu foli edhe për pozitën e tij brenda LDK’së në zgjedhjet e ardhshme. Haziri tha se ushtron detyrën ku është dhe nuk sheh lakmi tjetër.

“Në LDK jemi në debat të brendshëm për këtë çështje (kryeministrin). Për LDK’në, ne e kemi kryeministrin në detyrë”.

“Unë e ushtroj detyrën aty ku jam, nuk shoh lakmi tjetër”, shtoi Haziri.

Kujtojmë se Haziri sot doli me një shkrim në facebook ku tha se në LDK do ta marrë rolin e shefit të shtabit zgjedhor./Expres/

Share Noë

Komento: