Haziri flet edhe njëherë për përleshjet në LDK

18:16 | 09 July 2019

Pati përleshje të shpeshta në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sot në Kuvendin Zgjedhor në degën e partisë në komunën e Vitisë, ku u rizgjedh kryetar dege Sokol Haliti ka folur edhe për incidentet që kanë ndodhur në disa degë të kësaj partie gjatë procesit zgjedhor.

Haziri megjithatë i ka rënë pishman kur thoshte se incidentet i kanë shkaktuar anëtar të partive tjera, në fakt sot i njejti deklaroi se incidentet u shkaktuan nga partiakët e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor u përballën me disa incidente të shkaktuara në degë ku po vendosej për kryetarët.

Megjithatë, krerët e LDK’së u angazhuan që të fajësojnë mediat për këto raportimeve, pavarësisht se gjithcka vërtetohej nga pamjet, e duke thënë se cka do që ka ndodhur është shkaktuar nga anëtarë të partive të tjera.

Sot, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie, e një prej pretendentëve kryesorë për kryetar, Lutfi Haziri deklaroi dicka tjetër.

Në Kuvendin Zgjedhor për kryetar të degës së LDK-së në Viti, ku u rizgjodh kryetar Sokol Haliti, Haziri tha se kushdo që bën sherr e zhurmë, e lëvizë karrika në shtëpinë e tij nuk mund të konkurroj askund.

Duke vazhduar tutje, nënkryetari i kësaj partie tha se nuk duhet të tregohen muskujt kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut.

“Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurroj askund. Dijeni që populli shqiptar është gërrditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. #LDK është parti vlerash, e #besesdhe #shpreses”, tha Haziri, e të njejtin fjalim e shpërndau edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Komento: