
VV-ja dhe LDK-ja më në fund kanë arritur marrëveshje.
Lutfi Haziri tha se ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.
Ai tha se Koalicioni i Shpresês u bë realitet.
Postimi i plotë:
Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV.
Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime.
Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!