Haziri flet pas tragjedisë në familjen Bllaca:Ishte familje e mirë, e ndershme

16:57 | 18 Shkurt 2020

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Gjilani.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka folur para mediave për rastin tronditëse ku zyrtarja policore me inicialet V.B. në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Haziri tha se ky është një lajm tronditës për Gjilan dhe se kjo familje në Gjilan njihet si një familje e respektuar dhe e ndershme, përcjell Periskopi

Ai thotë se Gjilani do të ketë një ditë zie për familjen.

“Është tronditëse lajmi që ka ndodhur në Gjilan, por i gjithë Gjilani është në ditë zie, dita që po kalojmë është në zbardhje nga ana e shtetit, unë i kisha lutur të gjithë ju që ta transmetoni korrekt këtë, është familje e ndershme dhe e respektuar, por jeta që i ka përballur këto me probleme, familje jashtëzakonisht e ndershme, ju kisha lutë që të komunikoni me polici e prokuro. Jemi dakorduar për veprime tona, bashkëpunim me ta. Kom propozuar një ditë zie në Gjilan. Është familje e respektuar, e ndershme. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”, tha ai para mediave.

Komento: