Haziri ka folur për Haradinajn Kurtin, Veselin e Limajn.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për të gjithë kandidatët për kryeministër të vendit.
Ai është pyetur për mendimin e tij rreth Ramush Haradinajt, Albin Kurtin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe sigurisht për Vjosa Osmanin.
Për Ramush Haradinajn, Haziri u shpreh se e sheh si një person popullist nga i cili njerëzit janë lodhur dhe dëshirojnë shpresë e besim.
“Ramush Haradinaj, ish-kryeministër definitivisht, me agjenda popullsite” tha Haziri duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk janë popull popullist por janë “popull që varfëria i ka lodhur dëshirojnë të shohin shpresë e besim”.
Ai shtoi se nuk beson që temat politike do t’i ndihmojnë qytetarët dhe se njerëzit dëshirojnë shpresë për jetë më të mirë.
Ndërsa për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se Kurti e do kryeministrin me çdo kusht dhe se e sheh si një popullist të majtë. Haziri shtoi se Kurti për ambiciet e tij i përjashtoi 12 deputetë nga partia.
“E dëshiron postin e kryeministrit me çdo kusht edhe kësaj here, nuk ka arritur ta menaxhojë suksesin 3 muajsh të viti 2017, për ambiciet e tij përjashtoi 12 deputet, politikat e majta e popullzimi e bëjnë ekstremin e majtë” tha Haziri.
Ndërsa sa i përket Kadri Veselit, Haziri tha se tashmë kreu i PDK’së e ka humbur besimin në popull dhe se e kaluara e tij politike është e errët.
“Nuk ka besim nga populli. Nuk mundet që një karakter i tillë të bëhet kryeministër. E kaluara e tij politike është e errët” tha Haziri.
E arsyes së parë, ai ia shtoi edhe dy arsye tjera. “e dyta është mënyra se si e ka marrë primatin e PDK’së dhe e treta qytetarët nuk i besojnë sepse ‘ka ecur pa këpucë’”
Sa i përket Fatmir Limajt, nënkryetari i LDK’së tha se e ka përjashtuar veten nga kandidatura për kryeministër në momentin që ka hyrë në koalicion me AKR’në.
“E ka përjashtuar veten nga kandidatura për kryeministër me faktin që ka bërë koalicion me AKR’në. Nuk shihet si opsion nga votuesit e dëshpëruar të PAN’it. Nisma nuk është e sigurtë për ata votues” tha Haziri duke shtuar se nuk dëshiron që në këtë fazë të bëjë aludime rreth një koalicioni të mundshëm paszgjedhor mes LDK’së dhe Nismës socialdemokrate.
Ndërsa për kandidaten e partisë së tij, Haziri tha se nuk ka dyshim që do të jetë kandidatja për kryeministre.
“Po, do të bëhet kryeministre. I ka atributet e kryeministres e cila merr agjendë politike për ta zbatuar” tha ai duke shtuar se “Vjosa e ka besimin qytetar dhe kjo është më e rëndësishmja për të”.
Lidhja Demokratike e Kosovës e kandidoi Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të vendit. Ky subjekt politik ishte në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje por që nuk arritën koalicion parazgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë ofertë publike LDK’së për të hyrë në një listë të përbashkët por pa një kandidat për kryeministër. E personi që ka numrin më të madh të kandidatëve, do të ishte edhe kryeministër. Këtë ofertë e kishte refuzuar LDK’ja me arsyetimin se kjo do të krijonte garë të brendshme e jo garë ndaj PAN’it.