Haziri: Grenell, figurë kyçe për çështjet e Ballkanit në politikën e Trump

21:08 | 16 December 2024
haziri:-grenell,-figure-kyce-per-ceshtjet-e-ballkanit-ne-politiken-e-trump

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline ka folur për emërimin e Richard Grenell dhe ndikimin e tij në politikën e Ballkanit, veçmas mbi raportet Kosovë-Serbi.

Haziri theksoi se emërimi i Grenell ka të bëjë me detyrën që ka zgjedhur Presidenti Trump për ta dërguar në misione të veçanta.

“Lufta në Ukrainë, lufta në Gaza dhe tensionet në Ballkan mbesin në fokusin e Trump.” u shpreh ai.

Haziri theksoi gjithashtu se disa çështje të rëndësishme do të jenë në qendër të politikave amerikane, duke përfshirë raportet Kosovë-Serbi dhe funksionalizimin e Bosnjës-Hercegovinës, edhe raportin e Shkupit me Bullgarinë dhe deblokimin e rolit bullgar.

“Lufta në Ukrainë, lufta në Gaza dhe tensionet në Ballkan mbesin në fokusin e Trump. Natyrisht që është njëra nga çështjet me të rëndësishme raportet Kosovë-Serbi dhe funksionalizimi i Bosnja-Hercegovinës, edhe raporti i Shkupit me Bollgarinë me debllokimin e rolit bullgar’’ potencoi ai.

Haziri vuri në dukje përfshirjen e Grenell në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur angazhimin e tij në Marrëveshjen e Uashingtonit.

‘’Pa lehtësimin e SHBA-së nuk mund të ketë rezultate të prekshme. Zoti Grenell ka qenë i involvuar në Ballkanin Perëndimor, tek Marrëveshja e Uashingtonit. Tani cili do të jetë angazhimi dhe roli, mbetët me u zbardhë’’ u shpreh Haziri.

Komento: